Hilmi Shala zgjidhet drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë

Hilmi Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë përmes konkursit të hapur nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës. Shala grumbulloi 58 pikë në test dhe 29 pikë në intervistë.

Ai ka mbajtur pozitën si ushtrues detyre që nga shtatori i 2023, kur ishte shkarkuar ish-drejtori, Jeton Zarari.

Hilmi Shala ishte i vetmi kandidat që kaloi testin, sepse dy kandidatët e tjerë, Besart Gashi dhe Afrim Dervishi abstenuan në testin me shkrim. /tvsyrivision/

Read Previous

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Read Next

G7 bën thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme