I dehuri godet me veturë një vajzë në Gjakovë

Një vajzë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një goditjeje nga një automjet. Drejtuesi i automjetit raportohet se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa patent shofer pasi që i ishte konfiskuar për 9 muaj.

Të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit për 48 orë mbajtje dhe do t’i vazhdohet edhe për 9 muaj të tjerë masa mbrojtëse e patent shoferit.

Raportimi i plotë:

Një vajzë është goditur në rrugën “Vëllëzerit Frashëri” në Gjakovë nga një automjet të cilin ishte duke drejtuar një përson me inicialet L.K. Vajza është dërguar në emergjencë dhe ka lëndime trupore. Drejtuesi i automjetit ka qenë i dehur dhe ka vozitur pa patent shofer dhe sipas policisë i ishte konfiskuar për 9 muaj. Policia në Gjakovë tha se të dëshuarit prokuroria ia ka caktuar masen e arrestit 48 orë mbajtje.

Njësia e hetimeve të aksidentit në drejtorinë rajonale në Gjakovë thotë se të duashuarit do t’i vazhdohet edhe 9 muaj tjerë masa mbrojtëse e patent shoferit.

Read Previous

Ngadalësohet rritja ekonomike e ShBA-së

Read Next

​Moti sot në Kosovë