“Kjo është katastrofë”, republikanët fajësojnë Trumpin për humbjen në zgjedhje
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, më 5 nëntor, seancë plenare, e cila do të fillojë në orën 12:00.
Në rendin e ditës janë paraparë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për Regjistrimin e Bujqësisë dhe për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025, si dhe do të votojnë për fushëveprimin e komisioneve parlamentare për Legjislaturën e 11-të.
Vendimi për mbajtjen e seancës të enjten u mor të hënën nga Kryesia e Kuvendit. /RTKlive