Zbutet ritmi i rritjes së çmimeve në Shqipëri, inflacioni ulet në 3.4 për qind në janar

Ritmet e rritjes së çmimeve në Shqipëri u zbutën në janar, teksa inflacioni shënoi 3.4 për qind, rezultati më i ulët që nga nëntori 2021.

Nga një nivel i ulët përgjatë dekadës së kaluar, inflacioni nisi të rritej nga kërkesa e lartë pas pandemisë në gjysmën e dytë të vitit 2021, teksa u intensifikua më tej pas luftës në Ukrainë.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2024, krahasuar me Dhjetor 2023 është 0,5%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,37 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,27 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Janar 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 5,0%,. Grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4%, “Veshje dhe këpucë” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3 %. Gjithashtu “Shërbimi arsimor” u rrit me 2,2%, “Shëndeti” me 1,6% dhe “Komunikimi” me 0,3%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,4%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 8,8%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,5%, “mish” me 4,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,7%, “peshk” me 2,3%, etj.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2023, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,7%, “Shëndeti” me 0,3%, “Veshje dhe këpucë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,4%.

/Telegrafi/

Read Previous

Drejtoi makinën me 151 km/h, dënohet shoferi me 300 euro dhe 3 muaj heqje e patentë-shoferit

Read Next

Hasani: Shqipëria në krye të OKB, histori suksesi