Kurti: Qeverisja komunale refuzoi çdo projekt të klubit letrar

Kryetari i klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti ka adresuar kritika ndaj Kuvendit Komunal të Gjakovës për mospërkrahje të projekteve kulturore. Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se dega e AAK-së në Gjakovë ka refuzuar që dy mandate çdo projekt të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.

Ky është postimi i plotë i Kurtit

Refuzim:

PSE DO TË DUHEJ TA REFUZOI AAK-NË DEGA NË GJAKOVË

Arsyetoj: Kjo deklaratë është veç e imja, personale, e faktuar si më poshtë. Sepse, në dy mandatet e fundit të qeverisjes së saj refuzoj çdo projekte të Klubit letrar: “Gjon Nikollë Kazazi” dhe Mitingun e Poezisë (edhe Mitingun jubilar të 60-tin e refuzoj), apo minimizoj skajshmërisht përkrahjen ndaj Klubit dhe Mitingut, duke favorizuar ekstremisht asosacione letrare diletante të qytetit.

-Se, refuzoj botimin e Antologjisë e Poeteve të Gjakovës, shqip-greqisht përkthyer falas nga Iliaz Bobaj, me arsyetimin banal, nuk është autori gjakovar, ndërkohë që në antologji janë poetet më të mirë të qarkut kulturor të Gjakovës.

Se, refuzoj librin Me Ali Podrimën, me rastin e dhjetë vjetorit e shkuarjes në amshim e poetit më emblematik kombëtar, ndërkohë që Meriton Ferizi, drejtori paraprak i DK-së, botoi librin Ali Podrimja in memerian, më shumë dashamirësi, në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta, e poetit të madh kombëtar.

Se, refuzoj tre mitingje, asetin kulturor me jetëgjatë dhe më të madh letrar kombëtar të kombit tonë!

Se, refuzoj botimin e librave të Masar Kupës, anëtarit më të vjetër të Klubit, ish pjesëmarrës okular në Mitingun e parë të poezisë në nëntor të vitit 1964.-Se, refuzoj botimin e librit të Albert Shalës, poet, luftëtar dhe reporter i luftës së U Ç K-së, refuzoj Fjolla Muhaxhiri-Agusholli dhe gati tërë antarësinë e Klubit e refuzoj.

-Se, bëri më pagesë promovimet e çdo aktiviteti letrar të Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, sikur objektet e kulturës nuk na qenkan ndërtuar me fondet e qytetareve të qytetit, në breza, pa dallim feje, krahine dhe ideje, por na qenkan pronë private e Adea Rokës, ekskomunikuese dhe diletante e kulturës sonë

-Se, hyrja në objektet e kulturës së qytetit, e krijuesve, e gazetareve, e piktoreve, valltareve, u ndalua si në kohën e regjimit të Millosheviqit nga Adea Roka, drejtoresha më akulturore e emëruar ndonjëherë në qytetin tonë.

-Emërimi në krye të organit kulturor të Gjakovës, e drejtoreshë Adea Roka, e sëmur patologjikisht me lokalizëm dhe akulturizëm, e cila nuk ka lënë një krijues pa përbuzë, një sportist pa e refuzuar, një gazetar pa e tiranizuar, më pse kush jeni ju?, më bën ta refuzoj ketë subjekt politik me përbuzje, si akulturor, antitraditë dhe antigjakovarë.

Se, dallimi në mes të Meriton Ferizit dhe Adea Rokës, është si nata me ditën, se, i sapoemëruar Meriton Ferizi, më tha, jam në dispozicion të Klubit dhe Mitingut, se, e sapo emëruara Adea , më tha, (kam dëshmitar) aktivitet sterotipe (Mitingun e Poezisë e quan stereotip), nuk guxojnë me figuruar në zyrën time.

-Se prisja e kulturës e Gjakovës, ende nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet të Klubit, apo në Miting dhe e cila nuk di dy fjalë t’i thotë për kulturën e qytetit të vet, se nuk mund të gjendet një herë e vetme, ku drejtoresha e ka mbrojte kulturën e qytetit, në ndonjë intervistë apo prononcim.

Se, jam i bindur( i shti të dy duart në zjarr), që drejtoresha e kulturës të ketë lexuar një libër letrar ndonjëherë, sado që AAK, e ka zgjedhur anëtare të Kryesisë qendrore ketë akulturore të pacipë.-Se, kam edhe dhjetëra refuzime për t’i publikuar ditëve në vijim.

Gjakovë, 25.04.2024

Kjo deklaratë është personale e kryetarit të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.

Read Previous

Humbi zgjedhjet me rreth 40 mijë vota, Taravari s’tërhiqet: Vazhdojmë

Read Next

Mbi 70 biznese të vogla të komuniteteve jo shumicë marrin pjesë në panairin e biznesit të programit IV