Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2023 është 10,155,640, duke u rritur me 34.6 për qind, në krahasim me vitin 2022.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 9,727,538 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 240,925 dhe 66,689 shtetas.
Në 2023-shin, krahasuar me 2022-shin, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë rritje, për qëllime personale me 34.9 për qind, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm etj. me 35 për qind; për biznes dhe qëllime profesionale me 17.6 për qind.
Vetëm në dhjetor numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar arriti 616,994, duke shënuar rritje me 57.6 për qind, krahasuar me dhjetor 2022.
Ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2023 është 6,913,347, duke u rritur 17.5 për qind, krahasuar me vitin e mëparshëm.
/Telegrafi/