Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, identifikohet njëri nga personat

Rreth orës 20:20 të natës së sotme në kryqëzimin e rrugëve Anton Çeta dhe Yll Morina dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë ndaj njerit-tjetrit.
Të 4 personat janë në arrati, kurse njëri nga personat është identifikuar deri më tani sipas burimeve tona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtari nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit.”

Deri më tani sipas burimeve është Endrit Berisha njeri nga personat që ka shtënë me armë zjarri.

Read Previous

Biden kërkon ndalimin e automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë

Read Next

Sot temperaturat deri në 30°C