Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Gjatë javës së kaluar kishim temperatura mjaft të larta për këtë periudhë kohore, duke arritur deri në 29°C teksa sot parashihet të arrijë deri në 30°C. Megjithatë, ndryshimi drasktik i motit është drejt rrugës në të gjithë kontinentin evropian.
Nga dita e martë, pritet gradualisht të ndryshojë situata meteorologjike në vendin tonë, ku pritet shtim i vranësirave dhe reshjeve lokale shiu.
Temperaturat pësojnë ulje të lehtë dhe po ashtu, do të ketë edhe koncentrime të larta të pluhurit Saharian.
Duke nisur nga dita e mërkurë, pritet depërtimi i fuqishëm i frontit të ftohtë, duke sjellë ndryshimin drastik të motit, i shoqëruar me rrebeshe shiu dhe lokalisht me shkarkesa rrufesh.
“Në aspektin termik, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, fillimisht parashihen rreth 15°C maksimalet të mërkurën, e më pas në pjesën e dytë të javës, e sidomos në fundjavë mund të ulen edhe rreth apo nën 10°C.
Pra, deri atëherë do të ketë kohë pas kohe të reshura shiu, lokalisht intensive, ndërsa në zonat malore reshje bore, e po ashtu në fundjavë në orët e mëngjesit apo gjatë natës reshjet e borës mund të paraqiten edhe në ultësira.
Sipas parashikimeve të fundit, të paktën deri në fund të muajit parashihet të ketë paqëndrueshmëri të motit dhe temperatura më të ulëta.”/Sinjali/