Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni të Veriut, kërkohej nga Interpoli

MPB njofton se në vendkalimin kufitarë “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli.

“Dje në ora 17:20 në vendkalimin kufitarë “Bllacë” në hyrje të RMV-së, zyrtarët policorë kanë ndaluar 24-vjeçarin V.I. nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në evidencat operative është konstatuar se është regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpolit të Suedisë”, njoftojnë nga MPB.

Ai i është dorëzuar punonjësve të stacionit të policisë Kisella Vodë për procedim të mëtejshëm./Telegrafi/

Read Previous

Rama takon Bekim Jasharin, diskutojnë për zgjedhjen e lokacionit për monumentin e heroit Adem Jashari

Read Next

Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”