Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit

Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të Manchester Unitedit, 16-vjeçarit JJ Gabriel.

Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, negociatat mes palëve kanë avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja në parim tashmë është arritur.

Gabriel ka zgjedhur klubin madrilen para gjigantëve të tjerë evropianë, si Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Sipas raportimit, kanë mbetur të caktohen edhe testet mjekësore, ndërsa lëvizja planifikohet të realizohet më 1 janar, falë pasaportës evropiane të futbollistit.

Manchester Unitedi pritet të përfitojë kompensim për largimin e talentit, pasi ai do të largohet nga klubi pa e vazhduar qëndrimin në akademinë e tij.

Fillimisht, JJ Gabriel pritet t’i bashkohet ekipit të dytë të Real Madridit, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij futbollistik.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës