Grabitje dhe një rast i hetimit të vdekjes në 24 orët e fundit në Gjakovë

Një grabitje është raportuar të enjten në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, të armatosur me një armë të gjatë dhe një çekan, kanë hyrë në një vend pune dhe kanë marrë një sasi të madhe ari.

Sipas raportit 24-orësh të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:14, ndërsa dy viktimat, një mashkull dhe një femër, kanë deklaruar se të dyshuarit fillimisht kanë thyer dollapët dhe më pas janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, në Gjakovë është raportuar edhe për një person pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i plotë i Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë:

INCIDENTET KRIMINALE
  • GRABITJE – Gjakovë / 05.11.2026 – 17:14. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.
  • HETIM I VDEKJES – Gjakovë / 05.11.2026 – 20:00. Është raportuar për një person pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /tvsyrivision/

Read Previous

Trump shpall Zyrën Ovale monument kombëtar

Read Next

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës