Rama takon Bekim Jasharin, diskutojnë për zgjedhjen e lokacionit për monumentin e heroit Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është takuar me Bekim Jasharin, me të cilin kanë biseduar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

Rama këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, shkruan ai. /Telegrafi/

Read Previous

ByteDance: TikTok-u nuk do të shitet

Read Next

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni të Veriut, kërkohej nga Interpoli