Kanadaja vendos sanksione shtesë kundër Rusisë

Kanadaja ka vendosur të vendosë sanksione shtesë kundër Rusisë për të rritur më tej koston ekonomike të luftës që Moska po zhvillon kundër Ukrainës, njoftoi sot ministrja e Jashtme kanadeze, Anita Anand në kuadër të samitit të G7-s në Paris.

”Otava po shton 38 subjekte dhe 24 individë në listën e saj të sanksioneve për të zvogëluar më tej aftësitë ushtarake të Rusisë”, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kanadaja po synon konkretisht bazën industriale të mbrojtjes me sanksione kundër “aktorëve të përfshirë në zhvillimin e teknologjisë së raketave balistike dhe në aktivitetet kibernetike të Rusisë”, sipas njoftimit. /ATSH-AFP/

Read Previous

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Read Next

Gjermani | Kancelari Friedrich Merz mbështet Ilse Aigner për presidente