Në kuadër të vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës për të iu uruar vitin e ri shkollor, kryetari i komunës Ardian Gjini së bashku me drejtorin e arsimit Bernard Frrokaj dhe  bashkëpunëtorët vizituan edhe shkollën fillore  “Mustafa Bakija”.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën fillore “Mustafa Bakija” (Video)

Nxënësit  dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Selman Riza” mëngjesin e sotëm e filluan me vizitën e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini  I cili I uroj ata për një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën fillore “Selman Riza” (Video)

Besimtarët e famullisë Lindja e Zonjës së Bekuar në Bec të Gjakovës  kremtuan 100 vjetorin e ndërtimit të kishës. Në këtë ceremoni u lutën për paqe e mirësi në familjet secilit. Mesha u Udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji. 

Artikulli i plotë: Me ceremoni festive u shënua 100 vjetori i ndërtimit të Kishës Lindja e Zonjës Bekuar në Bec...

Gjatë ditës sotme kryetari i komunës Ardian Gjini ka vizituar shkollën e mesme teknike” Nexhmedin Nixha” , me ç’rast ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” (Video)

Në stadium e qytetit në Gjakovë është zhvilluar ndeshja miqësore në mes të klubit të futbollit Vëllaznimi dhe  Reprezenatcionit të Kosovës. Kjo lojë miqësore u luajt në kuadër të përgatitjeve që po i bëjnë para ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen nga 10 tetori deri më 16 tetori në Hungari.

Artikulli i plotë: Ndeshja miqësore në mes KF Vëllaznimi dhe Kosova U19 mbyllet me rezultat 1:1 (Video)

Në kuadër të fillimit të vitit shkollor kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot ka vizituar shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zjami” me ç’rast ka bashkëbiseduar me udhëheqësit e shkollës dhe mësimdhënësit për të arriturat dhe vështirësitë që hasen gjatë zhvillimit të procesit mësimor.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” (Video)

Familja Baçi nga fshati Papaj i rrethit të Tropojës është bërë me shtëpi të re. Këtë familje e ndihmuan shumë persona, mirëpo donator kryesori për ndërtimin e shtëpisë është shoqata “Mërgata” me seli në Australi.

Artikulli i plotë: Famija Baçi nga Tropoja bëhet me shtëpi të re (Video)

Në vazhdën e vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës për të iu uruar vitin e ri shkollor, kryetari i komunës Ardian Gjini me bashkëpunëtorë sot ka vizituar shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari”.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” (Video)

Janë inauguruar tri projekte infrastrukturore  të cilat kuvendit komunal të Gjakovës i kanë kushtuar në një kosto prej 200 mijë euro. Fillimisht I pari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëbunëtorët vizitoj rajonin e Dushkajës, konretisht fshatin Rashkoc me ç’rast u bë edhe përurimi i rrugës së këtij fshati ku të pranishëm ishin edhe banorët e kësaj ane.

Artikulli i plotë: Përurohen tri projekte infrastrukturore në vlerë rreth 200 mijë euro në komunën e Gjakovës (Video)

Është mbajtur takimi përmbyllës në kuadër të cikleve të dëgjimeve buxhetore, të cilat kuvendi komunal i ka mbajtur tash e disa ditë edhe në fshatra e lagje të ndryshme të Gjakovës. Të pranishmëve fillimisht iu drejtua kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili pasi dha informacionet për buxhetin e vitit 2019 i cili sipas tij është mbi 24 milionë euro, ai ka folur edhe për idetë dhe planet që ai dhe qeverisja lokale kanë për investimet komunale në vitet e ardhshme.

Artikulli i plotë: Mbahet tubimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore (Video)

Fshati Zylfaj i Gjakovës i cili tash është i braktisur por banorët janë optimistë se aty mund të zhvillohet jeta. Bile ata kanë marrë iniciativë që ta rregullojnë rrugën vetë.

Artikulli i plotë: Në mungesë të infrastrukturës së përgjithshme fshati Zylfaj ka mbetur i boshatisur (Video)

Lëvizja FOL në  kuadër të aktivitetit komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse  ka  prezantuar në Gjakovë portalin  “Prokurimi I Hapur dhe Transparent” projekt ky I mbështetur nga USAID.

Artikulli i plotë: Lëvizja FOL prezanton portalin “Prokurimi I Hapur dhe Transparent” në Gjakovë (Video)

Kryetari I komunës Ardian Gjini me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019 ka vizituar disa shkolla në qytet dhe në fshatëra të Gjakovës. Gjini uroj mësimdhënësit dhe nxënësit që ky vit I ri shkollor të jetë i mbarë dhe I suksesshëm për të gjitha shkollat e komunës tonë.

Artikulli i plotë: Kryetari Gjini viziton shkollat, uron mësimdhënësit dhe nxënësit për një vit të mbarë shkollor...

Elvira Gashi nëna 34 vjeqare e cila vuan nga një sëmundje e rëndë e lëkurës sot u nis për shërim  në Turqi. Kjo ndihmë iu ofrua asaj nga shoqata bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë në bashkpunim me shoqatën Humanizmi FFSH të cilët kanë marrë përsipër që ta dërgojnë Elvirën për mjekim në një spital atje.

Artikulli i plotë: Elvira Gashi niset për mjekim në Turqi, nevojiten më shumë para për shërim (Video)

Kryetari i Komunës Ardian Gjini së bashku me bashkëpunëtorët e tij, profesor dhe nxënës në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë ndezen qirinjë dhe përkujtuan 11 Shtatorin-tragjedinë e popullit amerikanë.

Artikulli i plotë: Gjimnazi “Hajdar Dushi” përkujton viktimat e 11 shtatorit me ndezje të qirinjëve (Video)

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj sot ka qëndruar për vizitë në Gjakovë. Ai u prit nga kryetari i komunës Ardian Gjini me c’rast bënë inaugurimin e rrugës Bardhaniq-Dashinoc gjatësia e së cilës është 6 mijë e 784 metra.

Artikulli i plotë: Inaugurohen tri projekte infrastrukturore në vlerë prej 1.2 milionë euro në komunën e Gjakovës...

Me organizim të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës dhe bashkpunim të kuvendit komunal, gjegjësisht drejtorisë për kulturë rini dhe sport në Gjakovë para një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të këtij sporti u mbajt gara automobilistike në disiplinën sllallom.Garat u zhvilluan në kategori profesionale varësisht nga fuqia e motorrit të veturës. Në këtë garë ishin gjithsej 38 garues të kategorive të ndryshme dhe 9 klasë.

Artikulli i plotë: Bujar Gola triumfoj në Auto-Sllallomin e Gjakovës (Video)

 Në një konferencë për media përfaqësues të Alternativës dega në Gjakovë kanë thënë se gjatë kësaj qeverisje kemi vërejtur një mori shkeljesh me theks të veqantë në shërbimet publike.

Artikulli i plotë: Alternativa: Gjatë kësaj qeverisje janë bërë punësime politike (Video)

Takimi i ndeshjes filloj me një risi. Klubi i futbollit Vëllaznimi e filloj ndeshjen me klubin e futbollit Drenasi me fanellën e re. Vëllaznimi tashmë do të luaj me fanella të reja të cilat janë nga marka e njohur e veshjeve, ‘Macron’ e që do të barten nga futbollistët gjakovarë.

Artikulli i plotë: KF Vëllaznimi prezanton fanellën e re në ndeshjen me Drenasin (Video)

Drejtoria komunale e arsimit në Gjakovë ka bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor 2018/2019 I cili do të fillojë me 3 shtator. Sipas drejtorit Bernard Frrokaj  gjatë verës pothuajse në të gjitha shkollat  e komunës si ato fillore dhe të mesme është punuar në infrastrukturën e përgjithshme.

Artikulli i plotë: Me 3 shtator fillon viti i ri shkollor 2018/2019, DKA ka bërë të gjitha përgatitjet (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing