Vetura e godet për vdekje një person në Rastavicë të Deçanit

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Rastavic të Deçanit.

Sipas policisë, deri tek rasti ka ardhur pasi viktima fillimisht kishte bërë vetaksident, ndërsa kishte dalë nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës, është goditur nga një veturë.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj  për shkake të  natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta  Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me ngjarjen, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

/KlanKosova/

Read Previous

Shkon në mbi 50 000 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Read Next

Kosova vuan nga mungesa e anesteziologëve, QKUK-së i duhen edhe 80 të tillë