Publikohet lista e futbollistëve të grumbulluar në kombëtaren shqiptare për dy sfidat e nëntorit

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje të rëndësishme të muajit nëntor, njofton FSHF.

Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për t’u bashkuar me Kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

  • Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.
  • Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.
  • Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.
  • Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi. /RTKLive

Read Previous

Në fundjavë, Superliga e basketbollit nis rrethin e dytë

Read Next

Rriten për 8% çmimet e inputeve bujqësore në Kosovë