‘Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’

Një shprehje e Homerit shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta gjen vend dhe sot ndër shqiptarë.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, kjo thënie e poetit të madh ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.

Edhe sot, në këtë ditë festë për besimtarët katolikë , shumë figura kanë uruar për festën e Pashkëve, duke dëshmuar paqe e mirëkuptim pavarësisht bindjeve fetare ndërmjet njerëzve. /KultPlus.com

Read Previous

ShBA-ja për Ditën e Kushtetutës: Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës

Read Next

Vdes në moshën 103-vjeçare Benjamin Ferentz, prokurori i fundit që dënoi nazistët