Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Rahovec


Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje” në Rahovec.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 janar 2026, ndërsa pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, identiteti i personit të dyshuar ende nuk është zbuluar.

Policia ka publikuar fotografinë e personit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij, t’i ndajnë ato me organet e rendit.



Informacionet mund të përcillen në numrin emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes adresës elektronike [email protected]. Policia ka bërë të ditur se të gjitha informatat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë

Rahovec, 10 nëntor 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Rahovec – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar. Sipas dyshimeve të bazuara personi i dyshuar me datën 2 janar 2026 në Rahovec, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vjedhje’ dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i saj ende nuk është zbuluar.

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

• numrit emergjent 192,
• stacionit policor më të afërt,
• ose përmes e-mail zyrtar: [email protected].

Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. /tvsyrivision/

Read Previous

Inflacioni vjetor në tetor arrin në 7.1 për qind