Kurti pyetet për Specialen: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në tryezën e diskutimit në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris, është deklaruar edhe lidhur me çështjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.

Teksa u pyet mbi vendimet dhe proceset e drejtësisë ndërkombëtare, kreu i qeverisë ka përcjellë një mesazh të qartë se pakënaqësia me vendimet gjyqësore duhet të kanalizohet përmes rrugëve ligjore dhe angazhimit të palodhshëm.

“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare, kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi,” ka deklaruar Kurti.

Përmes kësaj deklarate, ai nënvizoi rëndësinë e ndjekjes së të gjitha shkallëve të ankimimit ligjor, duke kërkuar që përkushtimi ndaj të vërtetës dhe drejtësisë të mbetet i pashkelur pavarësisht sfidave me proceset gjyqësore ndërkombëtare. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Gallapeni: Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që më jep fanella e Kosovës

Read Next

“Praktikantë të përhershëm në premtime” – Zemaj godet Qeverinë 534 mjekë të papunë, 91 prej tyre specialistë