Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku një viktimë femër 34 vjeç, (inicialet A.K) vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, konfirmon për Tv Syrin, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.