BQK: Rritja ekonomike gjatë vitit 2024 pritet të jetë 4.2 %

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, në një konferencë për media të mërkurën ka bërë të ditur se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 3.4 për qind.

Ndërsa projeksionet e BQK-së sugjerojnë, sipas Ismailit, se gjatë vitit 2024 – 2024 rritja ekonomike pritet të jetë 4.2 për qind.

Megjithatë, sipas tij, ky parashikim shoqërohet me disa pasiguri.

“Siç janë tensionet e vazhdueshme gjeopolitike, përkeqësimi i aktivitetit ekonomik në Bashkimin Evropian, kushtet të shtrënguara të financimit dhe liberalizimi i vizave dhe migrimi potencial”.

Duke folur për inflacionin në vend, Ismaili, potencoi se ai është ulur në 2.9 për qind në tremujorin e fundit të këtij viti.

“Ndërsa mesatarja vjetore e inflacionit pritet të mbyllet me 5.1 për qind”, shtoi ai.

Sipas Ismailit, pritjet janë që inflacioni gjatë vitit 2024 të zbresë në 2.4 për qind. /Albanianpost.com

Ahmet Ismaili

Read Previous

Vdes një 34 vjeçare nga Gjakova, dyshohet se ra nga kati i dytë i një hoteli

Read Next

Nagavci: Në 2024 synojnë që t’i kemi tekstet shkollore të përmirësuara