U lëndua me motosharrë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë.

Policia njofton se viktima mashkull ka humbur jetën pasi është lënduar me motosharrë.

“Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar m IML për obduksion. /Telegrafi/

Read Previous

Shiu rekord në qytetin e Nju-Jorkut shkakton përmbytje

Read Next

Shqetësime për përhapjen e konfliktit në një vend të NATO-s, Rumania rrit mbrojtjen pranë kufirit me Ukrainën