Tragjedi ajrore në Finlandë: Përplasen dy helikopterë

Një ngjarje tragjike ajrore ka ndodhur këtë të shtunë në Finlandë, ku dy helikopterë janë përplasur në ajër, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave. Sipas mediave vendase, aksidenti ndodhi në perëndim të Helsinkit, në mesditë, ndërsa shkaqet e përplasjes nuk janë bërë ende të ditura, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dy helikopterët ishin nisur nga Estonia dhe sipas planeve të fluturimit, njëri prej tyre mbante tre persona në bord. Dy nga viktimat janë identifikuar si biznesmenë estonezë.

Një dëshmitar okular ka rrëfyer për mediat momentet dramatike të aksidentit: “Njëri nga helikopterët po manovronte dhe goditi tjetrin. Njëri ra si gur, tjetri më ngadalë, nuk dëgjova asnjë zhurmë”.

Hetimet për këtë tragjedi ajrore janë në zhvillim nga autoritetet finlandeze.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë nevojë e domosdoshme

Read Next

Zelensky takon Kryeministrin kanadez Carney në Romë