Qeveria i jep FSK-së në shfrytëzim pronën e Agjencisë së Pyjeve

Qeveria e Kosovës, të premten, në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka thënë se me ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve FSK-ja po forcohet.

“Ushtrinë tonë po e rrisim dhe forcojmë, më shumë dinjitet, më shumë kushte, më shumë buxhet e më shumë armatim po i shtohet Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do të shfrytëzohen pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, përkatësisht pronës shoqërore ne Batllavë më sipërfaqe prej 100 hektarësh e cila do të vihet në shfrytëzim për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë sonë”, tha ai.

Qeveria e Kosovës, më 31 janar ka miratuar gjithashtu kërkesën për pagesë të 224 specializantëve me vetëfinancim dhe atë për pagesë të 30 specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Gjatë mbledhjes është miratuar edhe propozim-vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun.

“Propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i rrugës nacionale N2 segmenti ‘Hyrja në qytetin e Ferizajt’; propozim vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i rrugës rajonale R-118 Mushtisht-Shtëprcë; propozim vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i rrugës nacionale N25, segmenti QMI-Lipjan”, janë disa nga vendimet për shpronësim që u morën të premten./Albanianpost.com

Read Previous

Gjysma e danezëve e shohin SHBA-në si një kërcënim

Read Next

Sorensen nga nesër emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi