Një burrë pretendon se u zgjua nga koma me aftësi të jashtëzakonshme artistike që nuk i kishte pasur kurrë më parë. 38 vjeçari Moe Hunter kaloi më shumë se një muaj në koma ku zemra e tij u ndal pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të meningjitit bakterial në trurin e tij.
Kur u zgjua, ai befasoi miqtë dhe familjen e tij kur filloi të shfaqte një dhunti të veçantë që nuk e kishte më parë. Hunter thotë se ai papritmas zbuloi se kishte një talent të pashpjegueshëm për vizatim, pikturë dhe ndërtim modelesh pavarësisht se më parë nuk kishte qenë asnjëherë mirë në art.
Talentin e tij të ri e përdori për të nisur një karrierë si marangoz dhe filloi të ndërtonte imitime të personazheve të ndryshëm. Disa nga veprat e tij i ka shitur dhe ekspozuar edhe në evente të Comic Con. “Nuk kam pasur dorë për pikturë. Në fakt njerëzit qeshnin me vizatimet e mia.
Më interesonte futbolli dhe lojërat kompjuterike. Familja ime ende nuk e beson atë që më ka ndodhur. Neurologët nuk e shpjegojnë dot, thjesht më kanë thënë që ta shijoj talentin e ri që kam fituar. Kisha dëgjuar edhe më parë histori të njerëzve që zgjohen nga koma me talente të reja ose duke folur gjuhë të huaj”, tha ai.
/abcnews.al