VIDEO/ Papagalli i vjedh kufjet gazetarit në transmetim direkt

Një video ku shfaqet një papagall, i cili ulet në shpatullën e një gazetari që po raportonte drejtpërdrejt dhe më pas i vjedh kufjet është bërë virale.

Gazetari kilian Nicolas Krumm po raportonte për një vjedhje në shtëpi kur zogu e befasoi atë.

Në fakt, Krumm mund të shihet duke i bërë gjeste kameramanit të tij për t’u siguruar që ai të fokusohet te një vizitor i paftuar.

Disa sekonda më vonë, papagalli vendosi që donte kufjen e gazetarit dhe e nxori nga veshi i majtë.

Gazetari i habitur, i cili punon për Chilevision, tentoi ta kapte, por ishte shumë i ngadalshëm dhe zogu u zhduk me “çmimin e tij.”

“Papagalli më vodhi kufjen”, dëgjohet duke thënë gazetari në video.

Natyrisht, video u bë virale. /Abcnews.al/

Read Previous

Bad News Eagles pësojnë humbjen e parë në Legends Stage “IEM Rio Major”

Read Next

Punëtori i fast food-it zgjohet nga koma me aftësi të jashtëzakonshme artistike