Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Specialen kërkon vlerësim të veçantë
Orkestra Simfonike e Korçës do të performojë për herë të parë para publikut të Prishtinës, më 8 tetor, në kuadër të bashkëpunimit kulturor dhe muzikor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Koncerti do të mbahet në orën 19:30 në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe do të drejtohet nga dirigjenti Petrika Afezolli.
Programi muzikor do të sjellë vepra të kompozitorëve shqiptarë Çesk Zadeja, Thoma Gaqi dhe Feim Ibrahimi, të ndërthurura me krijime nga repertori klasik botëror të Wolfgang Amadeus Mozart, Antonín Dvořák, Pietro Mascagni dhe Johannes Brahms.
Paraqitja e parë e Orkestrës Simfonike të Korçës në Prishtinë synon të forcojë bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe të krijojë një tjetër urë bashkëpunimi mes institucioneve muzikore të të dyja vendeve.
Koncerti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, Bashkia e Korçës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ndërsa realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Orkestrës Simfonike të Korçës./KultPlus.com