“Ka cilësi të jashtëzakonshme”, legjenda e Juventusit thotë se Zhegrova duhet të trajtohet ndryshe
Rivalët britanikë të peshave të rënda, Tyson Fury dhe Anthony Joshua, u përballën më në fund sy më sy para kamerave tri ditë më parë dhe shkëmbyen disa ngacmime lidhur me bisedimet e zgjatura që kanë vonuar vazhdimisht ndeshjen e tyre të shumëpritur.
Fury dhe Joshua do të ndajnë ringun në stadiumin “Principality” në Kardif të premten, më 11 dhjetor. “Gjatë përgatitjeve për këtë duel, Eddie Hearn dhe AJ flisnin për pronarë, për të qenë shefi, ‘bosi’, mbledhësi i qirasë e gjëra të tilla,” tha Fury.
“Kur shikoj pas meje, shoh vetëm një ‘don’ dhe ai është Fury kundër AJ. Tani keni ardhur të merrni qiranë, por unë nuk kam ndërmend të paguaj, sepse unë jam numri 1”, deklaroi më tej Tyson Fury për mediat britanike.
Më tej, ai komentoi: “Nuk e bëj të madhe këtë çështje, por kur të dalim në ring do të shihni Tyson Fury kundër kundërshtarit të tij Anthony Joshua. Një plehrë e vjetër që punon për mua.”
“Prapa skenave keni qarë si vajza të vogla për çështjet e statusit ‘A-side’ dhe ‘B-side’. ‘Dua këtë, dua atë!’ Ke provuar gjithçka për t’iu shmangur kësaj përballjeje, çdo marifet të mundshëm. Dhe tani të kam bërë mat!“, deklaroi Fury.
Kur u pyet për taktikën, Fury këmbënguli se do të adoptojë një qasje tejet agresive, pasi synon një nokaut të shpejtë: “Do të dal aty dhe do ta shkatërroj. Do të jetë si dueli legjendar në ‘O.K. Corral’ dhe do të fitojë më i miri sepse nuk kam ndërmend të largohem me vrap e as të bëj thjesht boks teknik. Do të hyj në një përballje të ashpër!”.
“Nga ajo që shoh, do ta kap dhe, kur ta bëj këtë, gjithçka do të marrë fund për të”, tha Fury, që i ka hedhur poshtë zërat se sfida e ka humbur disi rëndësinë e saj. “Kjo përballje është përgatitur prej 10 vitesh,” tha ai.
“Ngjitja ka qenë fenomenale për të dy boksierët, të dy kemi kaluar ulje-ngritje dhe tani kemi mbërritur në këtë moment. Nuk është aspak vonë. Është qershia mbi tortë për dy karriera të mëdha: të përballesh para 80,000 njerëzve dhe le të fitojë më i miri. Le të hyjmë në ring dhe të luftojmë fort“, përfundoi Tyson Fury. /Telesport.al/