Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell, ndërsa në disa zona vranësirat pritet të sjellin edhe riga shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Rahovec

Read Next

Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën