Pagat e reja, Rama: Fryt i punës së përbashkët, të çdo shqiptari që kontribuon në ekonominë e vendit

Albania’s Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference in Brussels, on February 17, 2020, at the end of the “Together for Albania” international donors’ conference to help with recovery after the country was hit by a powerful earthquake in November 2019. – The impoverished Balkan state was hit by a 6.4-magnitude quake in November, killing 51 people, leaving 17,000 homeless and creating a recovery bill of more than a billion euros ($1.08 billion), according to an official assessment. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP)

Pak ditë më parë, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se brenda një viti paga mesatare do të shkojë në 900 euro.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare tash shprehet se pagat e reja janë fryt i punës të përbashkët, të çdo qytetari që kontribuon për ekonominë shqiptare.

“PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, ka shkruar Rama.

/klankosova/

Read Previous

The Guardian: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rishkruajë historinë

Read Next

Kroacia me rritjen më të lartë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në BE