Kroacia me rritjen më të lartë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në BE

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Kroaci është një tendencë e njohur që vazhdon prej vitesh.

Megjithatë, të dhënat e fundit nga Eurostat zbulojnë se në tremujorin e fundit të 2022, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve të blera në Kroaci u rritën me 17.3 për qind, norma më e lartë në Bashkimin Evropian.

Kjo shënon një përshpejtim të rëndësishëm, në rritjen tashmë të fuqishme të tregut kroat të pasurive të paluajtshme, i cili ishte rritur me 14.8 për qind tremujorin e mëparshëm. Ky trend është në kontrast me pjesën tjetër të Evropës, ku në tremujorin e fundit u pa një prirje rënëse.

Përveç Kroacisë, shtatë vende të tjera vazhduan të kenë rritje dyshifrore të çmimeve të pasurive të paluajtshme. Pasuar nga Estonia me 16.9 për qind dhe Hungaria dhe 16.5 për qind, kurse Danimarka, Suedia, Gjermania dhe Finlanda pësuan rënie të çmimeve.

Faktorët që kontribuojnë në rritjen e çmimeve në Kroaci përfshijnë kushtet e favorshme të kreditimit, masat e Agjencisë Shtetërore të Pasurive të Paluajtshme (APN), subvencionet e kredisë shtetërore për strehim dhe rritjen e të ardhurave nga turizmi.

Për më tepër, periudha para hyrjes së Kroacisë në Eurozonë dhe Shengen, ishte inkurajuese për të huajt, të cilët blenë shtëpi dhe apartamente në Kroaci me një numër edhe më të madh.

Pavarësisht trendit pozitiv, priten ndryshime në treg, pasi kreditë bëhen më të shtrenjta, rritet risku i normave të interesit dhe qeveria përfundon subvencionimin e kredive, që kanë qenë në fuqi që nga viti 2017. Analistët presin, që së shpejti të ketë ndryshime në treg.

Në tremujorin e fundit të vitit 2022, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve në Kroaci u rritën me 17.3 për qind, ndërsa në nivel tremujor u rritën me 4.7 për qind. Zagrebi kryesoi me një rritje prej 22.5 për qind në pronat e banimit, i ndjekur nga Adriatiku me 12.9 për qind.

Në zonat e tjera të Kroacisë, çmimet u rritën me 17.5 për qind. Në nivel vjetor, çmimet e ndërtesave të banimit u rritën me 14.8 për qind, ku ndërtimet e reja janë mesatarisht 17.5 për qind më të shtrenjta, ndërtesat ekzistuese rezidenciale 14.5 për qind më të shtrenjta. /Telegrafi/

Read Previous

Pagat e reja, Rama: Fryt i punës së përbashkët, të çdo shqiptari që kontribuon në ekonominë e vendit

Read Next

Gjermania paralajmëron ndalimin e hyrjes për sportistët rusë