Rama: Sipërmarrje e përbashkët për Sazanin, nuk ka asnjë ishull të shitur apo të dhënë me qira

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti për ishullin e Sazanit është ende në proces shqyrtimi dhe se nuk ka asnjë vendim për shitjen, dhënien me koncesion apo me qira të tij.

Në një komunikim me mediet në mbërritje të samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet në Dublin, Irlandë, Rama tha se “projekti për Sazanin është një projekt shumë tërheqës që po përpiqemi ta shohim”.

“Por është ende në proces dhe gjithçka është thënë rrotull dhe që është shndërruar në të vërtetë të pranuar globale është një gënjeshtër e madhe globale”, vuri në dukje ai.

“Nuk ka asnjë ishull të shitur, asnjë ishull në koncesion apo të dhënë me qira. Nuk ka asnjë kërkesë prej investitorit apo dikujt tjetër për të blerë ishullin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ishulli është pronësi e Republikës së Shqipërisë dhe ne po negociojmë se cila do të jetë pjesa e Republikës së Shqipërisë në këtë sipërmarrje të përbashkët”. /ATSH/

Read Previous

De Bruyne drejt një transferimi befasues në janar, jashtë top pesë ligave evropiane

Read Next

Pentagoni vazhdon shqyrtimin e pranisë amerikane në Evropë