Finlanda duhet të konsiderojë anëtarësimin në NATO pa Suedinë, thotë shefi i diplomacisë finlandeze

Finlanda duhet të konsiderojë anëtarësimin në NATO pa Suedinë.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, ka thënë të martën ministri i saj i jashtëm.

Deklarata vjen pasi Turqia përjashtoi mundësinë e dhënies së dritës jeshile për Suedinë, pas një proteste për djegien e Kuranit.

Anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve nordike mbetet “opsioni i parë”, por “ne padyshim duhet të vlerësojmë situatën, nëse diçka ka ndodhur që do të thotë se në planin afatgjatë Suedia nuk mund të ecë më përpara”, citohet të ketë thënë Pekka Haavisto.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto

Megjithatë, ai tha se ishte “shumë herët për të thënë një gjë të tillë”.

Kështu, vlerësojnë mediat e huaja, Finlanda për herë të parë “hapi derën për shkëputjen e mundshme të aplikimit të saj në NATO nga ai i Suedisë”, pasi fqinji i saj hasi në rezistencë të re nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sinjali nga ministri i Jashtëm Pekka Haavisto mund të shënojë një ndryshim të rëndësishëm nga një politikëbërës finlandez që kur vendet nordike aplikuan për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në maj.

Përballë kundërshtimeve të vazhdueshme nga Turqia – kryesisht për atë që ajo e sheh si goditje joadekuate ndaj kurdëve në Suedi – të dy vendet nordike deri tani kishin këmbëngulur që aplikimet e tyre të shqyrtoheshin së bashku. /Telegrafi/

Read Previous

Rekordi i transferimeve nga Chelsea, UEFA detyrohet të ndryshojë rregulloret

Read Next

Vitia: Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është urgjente, planifikohen afër 42 milionë euro