Vitia: Po investohen mbi gjysmë milioni euro në Klinikën e Oftalmologjisë
UEFA është e vendosur të mbyllë zbrazëtirën në rregullore që i ka mundësuar Chelsea-t të shpërndajë koston e shpenzimeve të tyre rekord të transferimeve deri në tetë vjet pas marrjes së ankesave nga klubet e tjera të Premier League-s.
“Sportsmail” zbuloi të shtunën e kaluar se një numër i rivalëve të Chelsea-t kishin akuzuar klubin për përpjekje për të mashtruar rregulloret e Fair Play Financiar duke përdorur amortizimin për të shpërndarë koston e tarifës prej 88 milionë paundësh të Mykhailo Mudryk në tetë vjet për qëllime kontabël.
Statutet e FIFA-s përcaktojnë tashmë pesë vjet si kohëzgjatjen maksimale të kontratës, por lejohen përjashtime. Dhe, këto Chelsea i ka përdorur për të shtyrë pjesën më të madhe të kostos së shpenzimeve rekord prej 460 milionë paund që kur Todd Boehly bleu klubin korrikun e kaluar.
Përveç Mudryk, i cili nënshkroi kontratën më të gjatë në historinë e Premier League, mbrojtësi francez Benoit Badiashile dhe sulmuesi i Bregut të Fildishtë, David Datro Fofana nënshkruan të dy marrëveshje gjashtëvjeçare e gjysmë këtë muaj pas ardhjes së Wesley Fofana dhe Marc Cucurella me kontrata shtatë dhe gjashtëvjeçare respektivisht verën e kaluar.
Duke u alarmuar për atë që duket të jetë një tendencë e qartë nga klubet e tjera, UEFA ka reaguar dhe po planifikon të vendosë një kufi pesëvjeçar për kohën mbi të cilën tarifa e transferimit të një lojtari mund të shpërndahet nga vera e ardhshme.
Ndryshimi i rregullit nuk do të ndikojë në nënshkrimet e fundit të Chelsea-t, por ka të ngjarë të kufizojë hapësirën e tyre për manovrim në merkatot e mëvonshme të transferimeve.
Shpenzimet e Chelsea-t gjatë afateve kalimtare të verës dhe janarit kanë thyer rekorde, me shifrën prej 460 milionë paund tashmë më e larta në botë dhe më e larta në historinë e Premier League, dhe që pritet të rritet më tej.
Rekordi i mëparshëm u vendos nga Manchester City, i cili shpenzoi 328.1 milionë paund në sezonin 2017-18.
Blerjet e fundit të Chelsea-t:
Raheem Sterling – 45 milionë paund plus 10 milionë shtesa të mundshme (kontratë pesëvjeçare);
Kalidou Koulibaly – 33.8 milionë paund (kontratë katërvjeçare);
Marc Cucurella – 55 milionë paund plus 7 milionë paund shtesa të mundshme (kontratë gjashtëvjeçare);
Wesley Fofana – 70 milionë paund plus 10 milionë paund shtesa të mundshme (kontratë shtatëvjeçare);
Carney Chukwuemeka – 20 milionë paund (kontratë gjashtëvjeçare);
Gabriel Slonina – 12 milionë paund;
Cesare Casadei – 12.6 milionë paund plus 4.2 milionë paund shtesa të mundshme (kontratë gjashtëvjeçare);
Pierre-Emerick Aubameyang – 10.6 milionë paund (kontratë dyvjeçare);
Denis Zakaria – huazim, 2.6 milionë paund plus 30 milionë paund opsion për blerje;
Mykhailo Mudryk – 88 milionë paund (kontratë 8.5-vjeçare);
Benoit Badiashile – 33.7 milionë paund (kontratë 7.5-vjeçare);
Joao Felix – huazim, tarifë 9 milionë paund;
Andrey Santos – 11 milionë paund;
David Datro Fofana – 10 milionë paund (kontratë 7.5-vjeçare). /Albanianpost.com