Escobar përshëndet arritjen e marrëveshjes në Ohër

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të Planit evropian.

Escobar e ka cilësuar “të vështirë, por të nevojshme” marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën të shtunën në Ohër në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

“Është marrëveshje e vështirë, por e domosdoshme për të gjetur marrëdhënieve paqësore dhe afatgjata”, është shprehur Escobar para gazetarëve në Ohër.

“Kjo marrëveshje jo vetëm që hap derën për integrim evropian por edhe për paqen rajonale. Ishte moment vizionar. Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet”.

Escobar ka përgëzuar palët, ndërsa ka shtuar se “SHBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet që ta mbështesë politikisht e ekonomikisht që të arrihet paqja në rajon”.

Sipas tij, marrëveshja i hap rrugë integrimit euroatlantik për të dyja shtetet dhe rajonit epokë të re paqeje.

/Telegrafi/

Read Previous

Rama për dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër: Shpresojmë të mos jetë tjetër mashtrim ballkanik

Read Next

Katër të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Ekuador