Katër të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Ekuador

Të paktën katër persona humbën jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.8 në Ekuadorin jugor të shtunën pasdite, tha qeveria e vendit në një deklaratë.

Tërmeti ndodhi afër qytetit jugor Balao dhe ishte më shumë se 65 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Një person vdiq në qytetin e Cuenca-s, në provincën e Azuay-t, kur një mur u shemb mbi makinën e tyre dhe tre persona të tjerë vdiqën në ishullin Jambeli, në provincën El Oro, kur një kullë e kamerave të sigurisë u rrëzua, thanë autoritetet.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i dha tërmetit “alarm portokalli”, duke thënë se “mund të ketë viktima të konsiderueshme dhe katastrofa është potencialisht e përhapur”.

Pamjet e publikuara gjerësisht në Twitter tregojnë qytete me objekte të rrënua dhe banorët në panik.

Një video tjetër gjithashtu tregonte disa qytetarë brenda një qendre tregtare të cilët po vraponin brenda të shokuar derisa përpiqeshin të dilnin jashtë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Escobar përshëndet arritjen e marrëveshjes në Ohër

Read Next

Të martën vendosen çiftet gjysmëfinale të kupës së Kosovës në futboll