Të martën vendosen çiftet gjysmëfinale të kupës së Kosovës në futboll

Rruga për në finalen e Kupës së Kosovës do të përcakohet të martën më 21 mars ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e fundit të lëshuar. Katër ekipet që siguruan gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, në mes tyre edhe mbrojtësi i trofeut Llapi, do të mësojnë fatin se me cilën skuadër do të përballen në gjysmëfinale të Kupës këtë të martë, kur në zyret e Federatës do të përcaktohen kush me kë do të ndeshet.

LlapiGjilaniPrishtina dhe Vushtrria janë katërshja e fundit që ka mbijetuar në garën më masovike të futbollit në Kosovë, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës luhen në sistemin vajtje-ardhje. Ekipi që siguron rezultat më të mirë pas dy ndeshjeve, bëhet finalist. Fituesi i finales merr Kupën e Kososvës dhe siguron “vizën” për garat evropiane 2023/24 që do të merr pjesë në kualifikime për Ligën e Konferencës.

“Komisioni i Garave njofton se shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet më 21 mars (e martë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së. Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria. Në këtë fazë ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Siç dihet fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24.” – ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e botuar.

Fituesit e Kupës, sipas sezoneve:

Prej skuadrave që kanë arritur gjysmëfinalen, vetëm Vushtrria është ekip që garon në Ligën e Parë, ndërsa të tjerat janë të Superligës dhe do të “kenë dëshirë” që si kundërshtar të shortohen me vushtrriasit.

Nga ekipet e mbetura në garë për trofeun e Kupës, Prishtina është ajo që e ka fituar më së shumti, shtatë herë (rekord kosovar). Llapi e ka fituar në dy herat e fundit dhe po e kërkon të tretën me radhë! Gjilani e ka një Kupë të fituar në histori, ndërsa Vushtrria asnjë.

Prishtina ka fituar Kupën në sezonet: 1993/94, 1994/95, 2005/06, 2012/13, 2015/16, 2017/18, 2019/20.
Llapi e ka fituar Kupën në sezonet: 2020/21 dhe 2021/22.
Gjilani e ka fituar Kupën në sezonin: 1999/2000.

/TopSporti/

Read Previous

Katër të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Ekuador

Read Next

Tri ndeshje interesante sot në Superligë