24 orët e fundit në Gjakovë: Dy persona plagosen me armë zjarri, arrestohen tre të dyshuar

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjakovë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Në një rast tjetër të dhunës në familje, dy vëllezër janë arrestuar pas përleshjes fizike mes tyre. Policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri dhe municion.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Gjakovë 10.11.2026 – 16:30. Dy meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Palët e përfshira në incident janë në lidhje familjare ndërmjet vete dhe motivi i rastit nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorë në rast, katër gëzhoja dhe një fishekë. Po ashtu bashkëshortja e të dyshuarit e ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të personit të dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë  10.11.2026 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, (vëllezër) pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuari dërgohen në mbajtje.

Read Previous

Polonia arreston dy ukrainas

Read Next

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës, këto janë zonat që preken