Një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi që nga pa kujdesia e tij kishte djegur disa hektar mal të ankuesit mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Podujevë / 31.03.2024 – 15:40. Është arrestuar i dyshuar i mashkull kosovar, pasi që nga pa kujdesia e tij kishte djegur-kallur rreth disa hektar mal të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”