U raportua për të shtëna, policia sekuestron një armë

Mbrëmë është raportuar për të shtëna armësh në Mitrovicë.

Policia ka lokalizuar personin e dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar  një armë me shtatë fishekë.

“Në orët e mbrëmjes së datës 31 mars 2024, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë arritur të  lokalizojnë personin e dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tije është gjetur dhe sekuestruar  një armë pistoletë me shtatë fishekë”.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për  veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’, ka njoftuar policia. /Klankosova.tv/

Read Previous

Djeg disa hektar tokë, arrestohet i dyshuari

Read Next

‘The Athletic‘ për Aro Muric: Ai po e dëshmon se i takon Ligës Premier