Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”

Të dielën rreth orës 19:00, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë është arrestuar një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar, dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, njofton Policia e Kosovës. /Klankosova.tv/

Read Previous

Zjarret në fabrika, kërkohet themelimi i një fondi rezervë

Read Next

Pahor: Kam ide për të ringjallur bisedimet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë