Ansambli i valleve “Ardhmëria” feston ditën e Pavarësisë me dajre e valle

E filluan festën me valle. Vallëtarët e ansamblit të valleve “Ardhmëria” nga Gjakova zgjodhën që për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të luajnë valle popullore.

Nën ritmin e tupanave de të veshuir me veshje kombëtare ata i dhanë hijeshi valleve të cila i luajtën në qytet.

Për pak qaste ansambli vallëzuan përballë pallatit të kulturës “Asim Vokshi” ku qytetarët apo kalimtarët e rastit patën mundësinë të shohin përformancën e tyre.

Me këtë rast thanë se dita e Pavarësisë është festë e krenarisë sonë kombëtare, e cila na dha forcë dhe kurajo për rilindjen e shtetit.

E përmes këtij aktivititeti dëshirojmë të përcjellim mesazhin se vlerat dhe kulturat tona duhet të ruhen thanë përfaqësues të ansamblit.

Me këto valle në këtë datë të rëndësishme iu përkulemi të gjithë atyre që luftuan dhe flijuan jetën për lirinë  dhe pavarësinë e vendit tonë.

Përformanca e tyre u pa nga afër nga qytetarët të cilët edhe i duartrokitën. Vallëtarët vazhduan të parakalojnë me valle edhe në pjesë të ndryshme të qytetit.

Read Previous

Përkujtohet 59-vjetori i lindjes së Michael Jordan

Read Next

“Qyteti” që do të nisë lundrimin nga fjordet norvegjeze (FOTO)