Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
“Talenti fiton lojëra, por loja në ekip dhe inteligjenca fitojnë kampionate”. Me këtë shprehje të tij, “Dita jonë” zgjodhi ta përkujtojë 59-vjetorin e lindjes së ish-basketbollistit të NBA, Michael Jordan.
Michael Jordan është një ish-basketbollist profesionist. Arritjet në NBA janë vetëm një pjesë e asaj, se përse Jordan admirohet nga miliona njerëz.
Ai mban rekordet e NBA-së për mesataren më të lartë të pikëve, gjatë karrierës në një sezon të rregullt dhe mesataren e pikëve më të larta gjatë karrierës në playoff-e. Në 1984, dolën në shitje këpucët Nike Air Jordan dhe marka e tij fitoi rreth 1 miliard dollarë dhe ato vazhdojnë të ngelen më të kërkuarat në treg.
Ai është gjithashtu afrikano-amerikani i tretë më i pasur. Sipas Forbes, Jordan kapi vlerën neto të 2.1 miliardë dollarëve në vitin 2020./a2news.com/