Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur pasi një anije e madhe stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Brooklyn në New York City, të shtunën në mbrëmje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas kryebashkiakut të qytetit, Eric Adams, anija me emrin Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike pak para se të ndodhte përplasja. Në bord ndodheshin gjithsej 277 persona. Lajmi është bërë i ditur nga BBC.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin dramatik kur direkët gjigantë të anijes goditën strukturën e famshme të urës. Sipas autoriteteve, disa pjesë të direkëve ranë mbi kuvertë, duke shkaktuar lëndime te anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin mbi to në momentin e përplasjes.
Hetimet mbi incidentin kanë nisur, ndërsa zyrtarët po vlerësojnë shkakun e humbjes së energjisë dhe masat e sigurisë që duhet të ishin marrë gjatë lundrimit nën urën e njohur.