Fajde dhe dhunë në familje – tre persona arrestohen në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit
Tre persona janë arrestuar në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara të evidentuara nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Në rastin e parë, policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi tjetër.
Ndërsa në rastin tjetër, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë psikike ndaj një gruaje.
Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
FAJDE
Gjakovë / 24.09.2026 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 24.09.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.DRP-Gjakovë