ShBA-ja për Ditën e Kushtetutës: Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka bërë një postim të dielën në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës Kosovës.

Përmes rrjetit social “Facebook”, ambasada amerikane ka uruar qytetarët e Kosovës në Ditën e Kushtetutës.

Për më tepër, ambasada e ShBA-së u shpreh krenare për mbështetjen ndaj popullit dhe institucioneve të Kosovës.

“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj… Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në postim./EO/

Read Previous

Mehaj për Betejën e Koshares: Një prej momenteve më të lavdishme të luftës së popullit tonë

Read Next

‘Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’