24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës- Grabitje me dhunë dhe kanosje me armë të ftohtë

Në raportin 24-orësh të datës 15 maj 2025, Policia ka evidentuar dy raste serioze: një grabitje me dhunë në Gjakovë dhe një kanosje me armë të ftohtë në Rahovec, ku disa persona janë arrestuar dhe një viktimë ka kërkuar trajtim mjekësor.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Në një rast grabitje tre të dyshuar arrestohen nga policia në Gjakovë Gjakovë, 15 maj 2025 Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë relevante të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë reaguar me efikasitet ndaj një rasti grabitje të ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Konferenca e Bunjajt”, në Gjakovë. Rreth orës 16:25, të datës 15 maj 2025, policia është njoftuar se katër persona të rritur (tri femra dhe një mashkull) pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar (një mashkull dhe dy femra kosovare), të cilët dyshohet se pas sulmit kanë kryer edhe një akt grabitjeje ndaj njërës prej viktimave femra, duke i marrë para të gatshme të cilat ajo i kishte me vete. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar menjëherë trajtim mjekësor. Pas një pune të shpejtë operacionale dhe hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre të dyshuarit, dy prej të cilëve me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje si dhe ndaj tyre është iniciuar rast për hetim për veprat përkatëse. Parat e grabitura i janë kthyer viktimës.”

GRABITJE /LËNDIM TRUPOR Gjakovë / 15.05.2025 – 16:26.

Janë arrestuar një mashkull dhe dy femra kosovare pasi kishin sulmuar fizikisht katër persona dhe me forcë kishin marrë nga viktima para të gatshme. Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari mashkull dhe njëra prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE Rahovec / 15.05.2025 – 11:35.

Është raportuar se një person e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë-thikë ankuesin mashkull kosovar. Lidhur me rastin, pas veprimeve te menjëhershme policore, i dyshuari mashkull kosovar është identifikuar dhe arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Osmani sot në samitin e Komunitetit Politik në Tiranë

Read Next

Fitimi i titullit të La Ligës, Flick: Nuk jam ndjerë kështu kurrë më parë