​Dy interpelanca të ministrave në Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca.

Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji. Më pas, do të zhvillohet interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

Në rend të ditës do të jetë edhe projektligji “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. Gjithashtu edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”. Në rendin e ditës është edhe projektligji “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”. Kuvendi do të shqyrtojë Dekretin nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”. Kuvendi do të shqyrtojë edhe 2 projektvendime për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”. /KosovaPress/

Read Previous

Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Read Next

Programi për Integrim Evropian, Bislimi: Së paku 50 shërbime të reja në platformën e-Kosova