​Grabitje nën kërcënimin e armës, dërgohet në mbajtje i dyshuari

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Enver Maloku në Prishtinë të martën është kryer një grabitje nën kërcënimin e armës.

“Dyshohet se nën kërcënimin e armës viktimës f/k, i ’u kanë grabitur një shumë e parave nga dy të dyshuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar m/k, dhe tek i njëjti është gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit i dyshuari sipas policisë është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/

Read Previous

Shqipëria prezantohet në FITUR Madrid, Rama: Një prej panaireve më gjigante të turizmit

Read Next

Arrestohen dy persona për kanosje dhe dëmtim të pasurisë