Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, me të cilët diskutoi për sfidat aktuale në sistemin shëndetësor dhe nevojën për fuqizimin e të drejtave të pacientëve në vendin tonë.

Përmes një njoftimi nga Presidenca thuhet se gjatë takimit, Osmani theksoi rëndësinë e ngritjes së vetëdijes publike për të drejtat e pacientëve, si dhe nevojën për përmirësimin e qasjes në shërbime cilësore, transparente dhe të barabarta shëndetësore për të gjithë qytetarët.

“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për një sistem shëndetësor që vendos pacientin në qendër të vëmendjes dhe garanton trajtim dinjitoz për çdo qytetar, pa dallim”, theksohet në njoftim.

Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, sipas Presidentes Osmani është një indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik dhe etik të shtetit.

Read Previous

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme

Read Next

Erdogan: Po pres avionët F-35 nga Trump